Site icon Telegrafi

Hudson-Odoi rikthehet nga lëndimi, luan me të rinjtë e Chelseat

Talenti i madh anglez, Callum Hudson-Odoi ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar muaj më parë.

Ishte muaji prill i këtij viti kur super talenti anglez u lëndua në ndeshjen ndaj Burnleyt dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Anësori kishte thyer tendinin e Akilit dhe ka mbetur jashtë fushave për pesë muaj.

Rehabilitimi i tij ka shkuar shumë mirë dhe anglezi është rikthyer në fushë më parë se që ishte pritur.

Ai ka luajtur për të rinjtë e Chelseat të premten mbrëma në fitoren 2-1 ndaj Brighton.

“Ndihesh mirë kur je përsëri në fushë. Gjithashtu për të luajtur 60 minuta dhe për të dhënë një asistim në fitore”, shkroi talenti anglez pas ndeshjes në Twitter.

Lojtari pritet që edhe disa ndeshje t’i luaj me ekipin rezervë të Chelseat para se t’i bashkohet skuadrës së parë për ndeshjet në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version