Telegrafi

Hudhra mbron nga sëmundja Alzheimer

Shtresat amiloide gjenden në trurin e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundja e Alzheimer-it dhe lidhen drejtpërdrejt me këtë sëmundje. Përveç ekstraktit të hudhrës, ndikim në inhibimin e krijimit të këtyre shtresave ka edhe lëngu nga hudhrat e freskëta.

Në bazë të rezultateve, shkencëtarët kanë arritur në përfundim se hudhra mund të jetë e një rëndësie të madhe në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

Sëmundja Alzheimer është sëmundje kur humben funksionet njohëse, në radhë të parë të mbajturit mend, të menduarit dhe inteligjenca.