Telegrafi

Hudhra mbron nga dhembja e eshtrave

Studimi është realizuar nga disa profesorë të një universiteti britanik. Dhe një këshillë tjetër. Një gotë qumësht është një mënyrë e mirë për të larguar erën e gojës.

Artritisi është sëmundje e cila tri herë më shpesh sulmon gratë sesa meshkujt, më së shpeshti në moshën 20 – 40 vjeç, e shenjat janë dhembja, të ënjturit dhe ndezja e nyjave. Mund të shërohet vetëm me barna, mirëpo disa rregulla në ushqim mund të ndihmojnë lehtësimin e të ënjturit dhe ndezjes së nyjave, kështu që dhembjet mund të lehtësohen me përdorimin e më pak barnave.

Kryesore është të kufizohet konsumimi i yndyrave me prejardhje kafshësh, sepse ato nëpërmjet reaksioneve të ndryshme kimike, përshpejtojnë prodhimin e substancave të dëmshme.

Kur është fjala për llojin e posaçëm të artitrisit, mishin duhet hequr nga ushqimi, sepse përmban numër të shtuar të thartirave nukleide, e shpërbërja e tyre në trupin tonë shkakton krijimin e thartirave urinare, qëndrimi i të cilave në nyja përshpejton paraqitjen e artritisit. /Telegrafi/