Site icon Telegrafi

‘Hudhja e kryqit” regjim i posaçëm për vozitje nëpër Shkup

Me rastin e festës fetare ortodokse të Ujit të Bekuar, sot do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në pjesën qendrore të Bashkisë së Shkupit dhe në komunën Gjorçe Petrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ora 9 e deri në përfundim të manifestimit të hedhjes së kryqit, në qendër të Shkupit do të mbyllen rrugët ”Filipi i II-të” deri në sheshin ”Goce Dellçev” dhe rruga ”Kej 13 Nëntori” deri në sheshin ”Koço Racin”.

Në komunën e Gjorçe Petrovit, nga ora 10 do të bllokohen rrugët nga kisha ”Shën Pjetri dhe Pali”, përgjatë rrugës ”Gjorçe Petrov”, pastaj ”Vasil Çakalarov”, si edhe nga kisha ”Shën Pantelejmoni” përgjatë rrugës ”Demir Trajko” dhe ”Aleksandar Ciborovski” e deri te Ura e hekurt te lumi Vardar./Telegrafi/

Exit mobile version