Telegrafi

Hudgens rikujton skandalin me fotot nudo

Sot ajo po thyen kufijtë e roleve duke luajtur një prostitutë apo edhe një tinejxhere të dhunshme. Por në vitin 2007 Vanessa Hudgens ishte një Disney yll, kur u publikuan ilegalisht fotografi, në të cilat ajo ishte krejtësisht e zhveshur.

“Ka qenë moment më i vështirë në jetën time”, tha ajo për revistën “Paper”, në një intervistë të shoqëruar me një set fotografik ku ajo shfaqet “punk”.

24-vjeçarja tani po shijon suksesin e filmit ‘Spring Breakers’, në të cilin aktron përkrah Selena Gomez, Ashley Benson dhe James Franco. /Kosovapress/