Arsenali ka fituar në udhëtim te Huddersfieldi me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Topçinjtë i janë kthyer fitores në kampionat duke mposhtu Huddersfieldin pas humbjes në javën e kaluar nga Manchester City.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sead Kolasinac (OG, 90+) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Alex Iwobi (16′) dhe Alexandre Lacazette (44′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Ainslay Maitland-Niles, i cili u vlerësua me notë 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e vendasve, Zanka, që u notua me 5.9.
Për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, i cili pati një paraqitje të mira dhe u vlerësua me notë 7.4.
Huddersfield:
Arsenal:
/Telegrafi/