Telegrafi

Huddersfield 0-3 Chelsea, nota e Hadergjonajt dhe të tjerëve

Chelsea ka fituar në udhëtim me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen e javës së parë të Ligës Premier ndaj Huddersfield Town.

Skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Maurizio Sarri, e ka nisur sezonin e ri në Ligën Premier me fitore të lehtë në udhëtim.

Golat në këtë ndeshje për Chelsean u shënuan nga N’Golo Kante (34′), Jorginho (45′) dhe Pedro Rodriguez (80′).

Lexo po ashtu Chelsea i Sarrit e nis sezonin e ri me fitore bindëse në udhëtim te Huddersfieldi

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi spanjoll, Pedro, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Festa e Pedros me Hazardin (Getty Images)

Në anën tjetër nota më e ulët e ndeshjes ishte 5.8 dhe shkoi për mbrojtësin shqiptar, Florent Hadergjonaj dhe Christopher Schlinder. /Telegrafi/

Huddersfield:

Chelsea: