Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim ndaj Huddersfield Toën në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.
Qytetarët e Pep Guardiolas kanë arritur edhe fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier, duke i qëndruar afër liderit Liverpoolit në vetëm katër pikë.
Golat në këtë fitore të Cityt u shënuan nga Danilo (18′), Raheem Sterling (54′) dhe Leroy Sane (56′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi brazilian Danilo, i cili u vlerësua me notë 8.8.
Në anën tjetër, lojtari me notën më të ulët ishte mesfushori vendas, Jason Puncheon, që u notua me 5.0.
Man City:
Hudderfield:
/Telegrafi/