Telegrafi

Huda Beauty dëgjon fansat – Vjen versioni i përditësuar i fondatinës

Le të jemi të sinqertë, askush nuk bën një rutinë të mirë kozmetike ashtu si Huda Beauty.

Pra, të gjithë ishin të lumtur kur ajo tregoi se do të përditësohet fondatina, FauxFilter.

Huda postoi një video në YouTube për të njoftuar ndryshimin e ri, të cilën ajo e përshkruan si “Bashkëpunimi i parë ndonjëherë me ju” (po, të gjithë ne). Në video, ajo shpjegon se ajo dhe ekipi i saj dëgjuan me vëmendje kritikat e marra dhe riformuluan fondatinën me reagimet në mendje.

https://www.youtube.com/watch?v=Csb_j43L2LI&ab_channel=HudaBeauty

“Është një strukturë e lëkurës … është ashtu si lëkura juaj brenda një shishe”, tha Huda në videon e YouTube. “Është e qëndrueshme ndaj jetës, ndaj transferimit, ndaj maskës, ndaj pishinës … ndaj çdo gjëje!”.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të kompanisë tregohet se fondatina do të jetë e disponueshme për blerje me 25 janar. /Telegrafi/