Telegrafi

HUD syzet e Google në vozitjen testuese

Ato janë të pajisura me Android, Wi-Fi/3G lidhjen pa tela, dhe me një fotoaparat/kamerë jashtëzakonisht të vogël që përdoren për grumbullimin e informatave dhe marrjen e fotografive. Me sistemin e navigacionit në syze menaxhohet me lëkundje të kokës për skrollim të informatave dhe klikim mbi to, ndërsa kanë edhe përkrahjen për komandat zanore. Synimi i tyre është, natyrisht, dhënia e informatave me përdorimin e teknologjisë së realitetit të përmirësuar (augmented reality). Memoria e përdorur do të duhej të ishte ekuivalente me atë në “gjeneratën e kaluar të celularëve me Android”, ndërsa nuk e kemi të qartë se çfarë do të thotë kjo.

Edhe pse më herët ishte paralajmëruar se HUD do të jetë i pranishëm në të dyja xhamat, në të vërtetë ai ndodhet vetëm në njërin nga ta dhe atë pa përkrahjen për konfigurimin 3D. /Telegrafi/