Telegrafi

Huazojnë helikopterin për transportin e maces

Luigi dhe Donna DiMichele janë zhvendosur këto ditë nga kryeqyteti italian për në ishullin Sardinia. Macja e tyre Fufi kishte refuzuar t’i afrohej çdo mjeti transporti që ata kishin angazhuar – përderisa nuk kanë konstatuar se macja pëlqen helikopterët.

"Fufi ka domethënie të madhe për ne, prandaj ia ka vlejtur investimi i gjithë asaj shume të parave për transportin e saj”, ka deklaruar pronarja e saj, Donna.