Gabriel Barbosa ka qenë i lidhur e një huazim nga Interi te Sportingu, por paga e lojtarit mbetet një pengesë.
Braziliani ka dështuar që të tregojë vetën në Serie A dhe bisedimet për të me Sportingun ishin duke shkuar mirë.
Sipas FCInterNews, Sportingu dëshiron që Nerazzurrët ta paguajnë një pjesë të pagës së lojtarit.
Lojtari që u transferua për 30 milionë euro ka një pagë prej 3 milionë euro.
Largimi nga Interi është punë e kryer, pasi që edhe lojtari edhe klubi duan që sulmuesi të ketë më shumë minuta në këmbë. /Telegrafi/