Instituti GAP ka prezantuar disa të dhëna lidhur me mbitërheqjen (overdraft) nga bankat nga qytetarët dhe bizneset.
GAP ka paraqitur të dhënat për vitin 2019, 2020, 2021, 2022, 2023 dhe 2024.
“Gjendja e mbitërheqjeve nga bizneset dhe ekonomitë familjare deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2024 ka arritur vlerën 531.4 milionë euro, që paraqet një rritje (të stokut) të tyre për 58.5 milionë euro (+12.4%) krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2023”, thekson GAP.
Sipas kësaj grafike, në vitin 2019 tërheqjet nga banka ishin 318.8 milionë, në vitin 2020 325 milionë, në vitin 2021 341 milionë, në vitin 2022 425 milionë, në vitin 2023 472.9 milionë dhe në vitin 2024 531.4 milionë euro. /Telegrafi/