Site icon Telegrafi

Huazim i ri për pagim të borxheve

Qeveria të martën nga kreditorët vendor planifikon të huazojë 5,12 milionë euro përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qeveria këtë huazimin do ta realizojë përmes tre ankandeve të bonove të thesarit. Një pjesë e shumës, respektivisht 3,4 milionë euro do të duhet të kthehen për tre muaj, ndërsa shuma tjetër prej 1,6 milionë për gati se një vit.

Ndërsa që të mërkurën në bazë të borxheve të arritura, shteti do të duhet të paguaj gati se një shumë identike me atë të huazuar, respektivisht 5,17 milionë euro.

Sipas të dhënave të ministrisë për financa, në fund të tremujorit të parë të këtij viti është 4 miliardë e 332 milionë euro ose 45% nga bruto prodhimi vendor./Telegrafi/

Exit mobile version