Site icon Telegrafi

Huaweit i bien shitjet ndërkombëtare për 40 për qind pas vendosjes së sanksioneve

Lufta tregtare e nisur ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, po nis të ndihen edhe për Huawein.

Themelues i firmës kineze të teknologjisë, Ren Zhengfei, pohoi se shitjet ndërkombëtare të saj kanë rënë me gati 40 për qind muajin e kaluar, sipas tij, pas intensifikimit të “shantazhit amerikan”.

Sipas përllogaritjeve të tij, kjo do t’i kushtojë kompanisë kineze plot 30 miliardë dollarë në dy vitet e ardhshme, për shkak të humbjeve që mendohet se ajo do të ketë.

Në muajin maj, SHBA-ja e vendosi Huawein në listën e kompanive me të cilat firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

Lexo po ashtu Google pezullon biznesin me Huawein, nuk ka më Google Play, Youtube dhe Gmail

Uashingtoni konsideron Huawein si prodhuesin më të madh në botë, për pajisjet e telekomunikacionit dhe krijuesi i dytë më i madh i telefonave të mençur, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Argument i amerikanëve dhe disa vendeve të tjera perëndimore, është se qeveria kineze mund ta përdorë teknologjinë e Huaweit për t’i zgjeruar kapacitetet e saj të spiunimit edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.

Lexo po ashtu Huawei ndalon disa linja të prodhimit

Lidhur me performancën e kompanisë, Huawei ka ndaluar disa nga prodhimet e saj të telefonave të mençur, pasi njoftoi më parë objektivin e saj për t’u bërë shitësi më i madh në botë deri vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version