Telegrafi

Huawei zyrtarizon P9 Lite, e shet për 299 euro

Tashmë është folur shumë në lidhje me modelin e ri të telefonit të Huawei – P9 Lite, ndërsa tani telefoni është zyrtarizuar nga kompania kineze.

Huawei P9 Lite vjen me një ekran me 5.2 inç, i cili përmban rezolucionin e plotë HD prej 1920 x 1080 pikselëve.

P9 Lite është mundësuar nga procesori Kirin 650 Octa Core dhe i njëjti vjen me 2GB ose 3GB RAM, me mundësi të ndryshme të memories RAM, në varësi të rajonit.

Karakteristikat tjera të P9 Lite përfshijnë 16GB memorie dhe portin për microSD, ndërsa pajisja gjithashtu vjen me kamera të dyfishta.

Në front, P9 Lite ka një kamerë me 8 MP për selfie dhe në pjesën e prapme të pajisjes është kamera me 13MP për fotot dhe videot.

P9 Lite vjen me baterinë prej 3000 mAh dhe versionin e fundit të sistemit operativ mobil të Google-it në formën e Android Marshmallow. Huawei Lite P9 do të vijë edhe në Evropë në muajin maj dhe pajisja do të shitet për 299 €.