Telegrafi

Huawei zyrtarizon modelin Honor 6C Pro

Huawei ka zbuluar në heshtje modelin Honor 6C Pro. Pajisja mundësohet nga Mediatek MT6750 SoC dhe ka ekranin me 5.2 inç HD, 3GB RAM, ndërsa memoria e brendshme është 32GB.

Pajisja përmban një aparat fotografik kryesor me 13MP dhe një kamerë pëpara me 8MP.

Me dimensionet prej 147,9 x 73,2 x 7,65mm dhe peshë në 145g, telefoni sjell një bateri prej 3,000mAh. Ekziston edhe një sensorë për gjurmë gishtash i montuar në pjesën e pasme.

Honor 6C pro bazohet në Android 7.0 Nougat, me ndërfaqen EMUI 5 në krye. Çmimet dhe disponueshmëria në treg ende duhet të konfirmohen, por Rusia është e sigurtë se do ta marrë atë, pasi që aty është bërë njoftimi.