Telegrafi

Huawei vjen me Honor Band 3 më 12 qershor

Huawei ka një tjetër brez ‘smart’ në zhvillim – Honor Band 3. Një ftesë e re fton gazetarët që të marrin pjesë në zbulimin e 12 qershorit (këtë të hënë).

Disa specifika mund të supozohet lehtë – rezistenca ndaj ujit të IP67, e ngjashme me Honor Band A2. Band 3 (jo “A”) është një produkt më premtues, kështu që mund të ketë rezistencë edhe më të mire ndaj ujit.

Me këtë në mendje, pajisja gjithashtu pritet të jetë më e çmuar se A2. Honor Band 3 duhet të ketë lidhje me smartphone (Android dhe iOS) me njoftime të shfaqura në ekranin e saj OLED. Shanset janë të mira edhe për një sensor të shkallës së rrahjeve të zemrës. Më shumë informacion mund të kuptohet javën e ardhshme.