Gjiganti kinez i telekomunikacionit, Huawei tha të premten se të ardhurat e tij vjetore kishin rënë me gati një të tretën nga viti i kaluar, pasi vazhdoi të rëndohej nga sanksionet e SHBA-së që kanë goditur shitjet e saj të ‘smartfonave’.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, është kapur në përplasjen e një rivaliteti tregtar dhe teknologjik SHBA-Kinë pasi administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump, u mobilizua për të goditur kompaninë mbi shqetësimet se mund të përbënte një kërcënim për sigurinë kibernetike dhe spiunazh.
Të ardhurat e firmës për këtë vit ranë me 29 për qind nga viti në vit në 99.5 miliardë dollarë, tha kryetari i radhës, Guo Pink në një mesazh vjetor për vitin e ri.
“Në vitin 2021, pavarësisht të gjitha sprovave dhe mundimeve, ne punuam shumë për të krijuar vlera të prekshme për klientët tanë dhe komunitetet lokale”, tha Guo. /Telegrafi/