Site icon Telegrafi

Huawei do të lansoj sot gamën e re të telefonave, në ngjarjen në Paris

Huawei do të lansoj gamën e re të telefonave të tyre të martën, pasi kompania kineze do të shtojë përpjekjet e saj për të arritur Samsung si prodhuesi më i madh i telefonave në botë.

Gjigandi i telefonave do të njoftojë serinë e telefonave P30 në një ngjarje në Paris, ku do të provoj të pozicionojë veten si lider i ri në teknologjinë mobile.

Megjithatë, lansimi vjen në një kohë të një dyshimi më të madh rreth Huawei, pasi kompania vazhdon të ballafaqohet me pyetje rreth përfshirjes së tyre në infrastrukturën e rrjetit telefonik, veçanërisht me rrjetet e gjeneratës së ardhshme 5G.

Sistemet e inteligjencës artificiale të vetë-zhvilluar nga Huawei (AI) ka gjasa të jenë një pjesë qendrore e pajisjeve të reja.

Njoftimi vjen një muaj pasi rivalët Samsung zbuluan telefonat e tyre të ri Galaxy S10.

Të dy kompanitë gjithashtu kanë njoftuar së fundmi telefonët e tyre të parë të palosshëm, të cilat do të fillojnë këtë vit. Huawei poashtu mund të përdor ngjarjen për të konfirmuar datën e lansimit në treg të Mate X, që do të kushtoj rreth 2,000 funta. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version