Telegrafi

Huawei, tablet dhe telefon me Windows Phone 8

Më saktë, Huawei do të lansojë një telefon të mençur mobil dhe një tablet i cili gjithashtu do të bazohet në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 8. 
 
Merret vesh se kompania ka mbledhur një ekip prej 70 inxhinierëve të cilët janë duke punuar në pajisjet e reja me Windows Phone 8. 
 
Ndërsa përveç funksionalitetit të sistemit operativ, Huawei është gjithashtu duke punuar edhe në dizajnin e pajisjeve, përkatësisht tabletit dhe telefonit të mençur mobil. 
 
Thuhet se telefoni i mençur mobil do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, ndërsa për tabletin nuk ka shumë detaje. / Telegrafi /