Telegrafi

Huawei synon kreun

Të gjitha këto, sipas fjalëve të përfaqësuesve të kompanisë, do të duhej të ndodhin gjatë tri viteve të ardhshme. Huawei distancohet nga “stigma” e prodhuesve të pajisjeve ODM të cilat shiteshin nën emrin e kompanive të tjera. Në vend se porositësit të ju diktojnë çmimin, në kompani kanë vendosur që vendimet për produktet e veta ti marrin ata vet. Ata dëshirojnë të bëhen masë, por pa pasur parasysh për cilin segment të tregut bëhet fjalë, Huawei dëshiron të ketë pajisjen më të mirë. Çdo komponent, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për mikrofonin, kamerën ose procesorin, do të jetë më i miri i klasës së vet. Emri Huawei nuk është i njohur, por kur keni ofertën më të mirë, kjo në mënyrë dramatike ndryshon mendjen e blerësve, mendojnë në kompani.

Huawei është ende prodhues relativisht i vogël në mesin e të tjerëve të kategorisë së rëndë siç janë Apple dhe Samsung. Prapëseprapë, në kompani besojnë se janë në udhë që të gjuhen nga një prodhues no-name ODM në shoqërinë elite.