Telegrafi

Huawei shet rreth 17 milionë telefona, për tre muaj

Huawei ka thënë se 26% e dërgesave të saj të telefonave të mençur mobil përbëjnë modelet mesatare dhe ato të avancuara, ndërsa ka dhënë edhe detaje për vendet që kanë blerë këto modele më së shumti.

Huawei është rritur më së shumti në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, me një shkallë prej 322%, që është përcjellë edhe nga një rritje e shitjeve prej 98% në regjionin e Paqësorit, 51% në Amerikën Latine dhe 18% në Kinë.

Kompania kineze ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm me lansimin e modelit të ri të telefonit Ascend Mate 7, që është shitur në më shumë se 1 milionë njësi, që nga lansimi zyrtar i tij. (Telegrafi)