Site icon Telegrafi

Huawei shet 9 milionë njësi të P9

Në një ngjarje mediale që është mbajtur ditën e djeshme, Huawei ka njoftuar se ka shitur 9 milionë pajisje Huawei P9.

P9 ka dalur në shitje në prill të këtij viti dhe është shitur mirë në tregun vendor të kompanisë si dhe në Evropë, falë përpjekjeve të marketingut të kompanisë kineze.

Në shtator, Huawei kishtë bërë të fitur se P9 është shitur në 6 milionë njësi, 50 për qind më shumë se në dy muajt paraprak.

Poashtu, në IFA 2016 që është mbajtur në shtator, Huawei kishte lansuar pajisjen në dy ngjyra të reja të cilat kanë kontribuar në shtimin e shitjeve për 3 milionë njësi.

Së fundmi, Huawei ka zbuluar edhe fabletin Mate 9 që mund të ketë shitje edhe më të larta pasi që konkurrenti kryesor i pajisjes, Galaxy Note 7, është anuluar.

Për momentin, Huawei është prodhuesi i tretë më i madh i telefonave në botë, pas Apple që është në vend të dytë dhe Samsung në pozitën e parë.

Exit mobile version