Telegrafi

Huawei shet 50 milionë telefona të mençur për 6 muaj

Të ardhurat për gjysmën e parë të 2015 janë 6.9 miliardë dollarë, ndërsa kompania kineze gjithashtu ka njoftuar për çmimin e modelit të saj të ardhshëm të telefonit, Huawei P8 Max.

Huawei P8 Max është praktikisht version më i madh i Huawei P8, i cili do të shitet për 610 dollarë.

Telefoni do të vijë me specifika të avancuara si ekranin me 6.8 inç me 1,920 x 1,080 piksel si dhe procesorin HiSilicon Kirin 935 me 3GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Bateria e telefonit sjell 4360 mAh, ndërsa karakteristikat e tjera përfshijnë edhe kamerën kryesore me 13MP për foto dhe videot me OIS, 5MP kamerë në pjesën e përparme si dhe Android 5.0.2 Lollipop me ndërfaqen e kompanisë të ofruar në telefon. (Telegrafi)