Telegrafi

Huawei shet 5 milionë Mate 9 për 4 muaj

Edhepse kemi kuptuar së fundmi se seria P9 ka kaluar 12 milionë njësi të shitura muajin e kaluar, Huawei ka qenë më pak informues në lidhje me Mate 9.

Megjithatë, sot në një ngjarje në Kinë, kompania solli të dhëna të reja mbi suksesin e kësaj pajisje. Sipas kompanisë, Mate 9 ka menaxhuar të shitet në 5 milionë njësi në katër muajt e parë të lansimit.

Nuk është cekur specifikisht, mirëpo mund të supozohet se shitjet janë totali i të gjithë varianteve të Mate 9, duke përfshirë Mate 9 Pro.

Kompani poashtu ka deklaruar se linja P9 është e para në histori të tyre që ka kaluar 12 milionë njësi të shitura. Kjo shifër është 152 për qind më e lartë se shitjet e pajisjeve P8 gjatë vitit të kaluar, kështu që ky është një lajm shumë i mirë për Huawei.

Krahasimi i shifrave të P9 me ato të Mate 9 nuk është e mundur në mënyrë direkte, mirëpo dihet se seria P9 ka arritur 4.5 milionë njësi të shitura në tre muajt e parë. Kështu, duket se Mate 9 ka ngelur pak prapa P9.

Mbetet të shihet nëse Mate 9 do të shitet në mbi 10 milionë njësi.