Telegrafi

Huawei shet 100 milionë telefona këtë vit!

Gjatë lansimit të telefonave Nova dhe Nova Plus në Kinë, Huawei poashtu ka zbuluar se ka shitur mbi 100 milionë telefona këtë vit, dy muaj para se të përfundojë viti.

Kompania kineze ka shitur 100 milionë pajisje në 2015 dhe kjo do të thotë që shitjet e kompanisë janë në rritje. Huawei ka deklaruar më herët se ka vizion të bëhet kompania më e madhe sa i përket prodhimit të telefonave.

Tashmë, kompania ka marrë titullin si prodhuesi kryesor i telefonave në Kinë ndërsa në Indi, Huawei ka famë të jashtëzakonshme.

Sipas të gjitha gjasave, Huawei do të shesë edhe më shumë pajisje deri në fund të vitit pasi që muajin tjetër do të bëjë lansimin e modelit të ri – Huawei Mate 9.

Poashtu, kompania ka lansuar tri pajisje të reja në Indi gjatë javës së kaluar, përfshirë edhe Honor 8.