Huawei Vision posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 3.7 inç, procesor 1GHz Qualcomm Snapdragon MSM 8255, 512 MB RAM, 2GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, bashkë me opsionin për mikro SD kartelë, me ekstra 32GB.
Specifikat tjera të Huawei Vision përfshijnë edhe Bluetooth 2.1 me A2DP, kamerën e pasme me 5MP dhe LED ndriçues, e cila mund të incizojë në 720p.
Për më shumë, ky model i telefonit në Android posedon edhe baterinë me 1400 mAh, portin për mikro USB, A-GPS, FM Radio, G-sensor, ndërsa i njëjti vjen në disa ngjyra.
Thuhet se Huawei Vision do të vijë në treg gjatë muajit shtator, mirëpo fatkeqësisht nuk është dhënë asnjë detaj për çmimin e mundshëm të këtij modeli të ri të telefonit të mençur. / Telegrafi /