Telegrafi

Huawei prezanton linjën e laptopëve Matebook

Pas prezantimit zyrtar në Computex, prodhuesi kinez Huawei këtë javë ka shfaqur modelet e reja të laptopëve MateBook X, E, dhe D, të cilët mund të porositen në Amazon duke filluar prej 700 dollarëve.

Modelet e ndryshme të laptopëve ofrojnë specifika të ndryshme, duke filuar nga Huawei MateBook E me ekranin prej 12” 2-in-1 i cili ka procesorin Kaby Lake-Y si dhe rezolucionin prej 2160 x 1440 pikselëve.

Specifikat dhe karakteristikat kryesore të modeleve të reja të laptopëve:

MateBook E:

Core M3-7Y30/4GB/128GB për $800
Core i5-7Y54/8GB/256GB për $1000

MateBook X:

Core i5-7200U/8GB/256GB për $1100
Core i7-7500U/8GB/512GB për $1300

MateBook D:

Intel Core i5-7200U, 8GB of RAM, dhe 1TB hard drive.