Telegrafi

Huawei prezanton Ascend P7

Telefoni i shumë-përfolur i kompanisë vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në rezolucionin Full HD, si dhe procesorin me 1.8 GHz quad-core dhe 2GB RAM.

Telefoni i ri i Huawei është tejet i hollë me 6.55mm, që e bën atë njërin ndër telefonat më të hollë në botë në rrjetin 4G LTE. Kamera e pasme e telefonit vjen me 13MP dhe sensorin e Sony’të BSI, ndërsa ajo frontale ofron 8MP.

Telefoni mundëson edhe incizimin e videove në 1080p, por nuk thuhet asgjë për mundësinë e krijimit të videove në 4K.

Pesha e Ascend P7 është 124 gram, ndërsa memoria e brendshme e telefonit sjell 16GB, bashkë me mundësinë e zgjerimit në 32GB me microSD kartelë, rrjetin LTE, Android version 4.4.2 (KitKat), si dhe ndërfaqen Emotion UI, e cila i ka huazuar disa pamje të aplikacioneve të Apple iOS 7.

Bateria e telefonit është me 2,500 mAh, ndërsa opsioni për kursimin e energjisë mundëson që edhe me 10 për qind të baterisë, telefoni mund të “jetojë” edhe për 24 orë tjera.

Çmimi i telefonit do të jetë 449 euro dhe do të fillojë të shitet në shumicën e shteteve të mëdha, duke përfshirë edhe vendet kryesore evropiane. / Telegrafi /