Telegrafi

Huawei prezantoi më në fund P30 dhe P30 Pro, katër kamera dhe fokus deri në 50X (Video)

Richard Yu është drejtori i kompanisë Huawei, që më në fund i prezantoi telefonat P30 dhe P30 Pro, pas shumë lajmeve rreth tyre, si dhe njoftimeve zyrtare nga kompania.

Gjatë një aktiviteti në Paris, u prezantuan pajisjet e ‘frymëzuara nga natyra’ me të cilat thuhet se mundësojnë të realizohen fotografitë më të mira ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Kompania i ka pajisur këto telefona me tri deri në katër kamera, varësisht nga versioni i modelit, që kanë mundësi të marrin dritën e nevojshme për kompletimin e fotografisë. Imazhet duken shumë të mira, pasi janë realizuar me fokus me mundësi deri në 50X, që ka rregulluar gjithçka më mënyrë të përkryer.

Në fillim të prezantimit, jaë shfaqur imazhet e shkrepura me P30 Pro dhe ato nga rivalët si iPhone XS Max dhe Samsung S10 Plus, duke dashur të tregohet superioriteti i dritës që e mbledhë.

Prodhuesi kinez pretendon se këta telefona ‘kompakt’ kanë bateri të fuqishme, duke bërë që ta kalojnë me shpejtësi suksesin e arritur nga Samsung.

Ky prezantim është realizuar nën pretendimet e vazhdueshme – të cilat Huawei i ka hedhur poshtë – se telefonat mund t’i përgjojnë përdoruesit, pasi kanë lidhje me inteligjencën e shtetit kinez. /Telegrafi/