Telegrafi

Huawei po vjen në Evropë

Në një intervistë të rrallë me gazetarët, Ren Zhengfei tha se kompania të cilën ai e themeloi po investon në hapjen e vetes, si pjesë e një përpjekjeje për të ndërtuar besimin tek klientët dhe qeveritë e huaja.

Si pjesë e shtytjes, Huawei do të rrisë investimet e saj evropiane në kërkime dhe zhvillim, dhe do të prezantojë një plan stimulues për punonjësit kyç jo-kinez, për të tërhequr dhe mbajtur talentin e kompanisë, tha zoti Ren.

Huawei mori rreth 22% të shpenzimeve në infrastrukturën e rrjetit mobil në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë vitin e kaluar, nga vetëm 12% sa kishte në vitin 2010, thuhet sipas firmës kërkimore Infonetics.

Ndërsa, në Amerikën e Veriut, Huawei ka arritur të marrë vetëm 2.8% të këtij tregu në vitin 2013, duke bërë që kompania kineze të tërheq investimet e saj nga tregu amerikan. / Telegrafi /