Sipas burimeve të tyre thuhet se sistemi operativ mobil i Huaëei është duke u zhvilluar nga kompania tashmë për tre vite rresht.
Raporti i njëjtë i kompanisë – për të cilën IDC thotë se është prodhuesi i tretë më i madh mobil në Kinë – sugjeron se Huawei madje është duke e përgatitur modelin e ri të telefonit të saj, i cili do të bazohet në sistemin operativ të kompanisë.
Lajmi është bërë publik pikërisht në kohën kur Huawei ka vendosur të depërtojë në tregun amerikan, dhe ka dërguar ftesat tek mediat amerikane për një ngjarje të cilën do ta mbajë më 2 qershor.
Disa raporte tjera mediale kanë sugjeruar se Huawei është zgjedhur nga Google si prodhuesi i ardhshëm i modelit të ri të telefonit Nexus. (Telegrafi)