Site icon Telegrafi

Huawei patenton telefonin me tri kamera dhe ekran në anën e pasme

Patenta e paraqitur më 28 nëntor 2018 dhe e publikuar më 28 shkurt 2019 nga të dyja EUIPO dhe Zyra Botërore e Pronësisë Intelektuale përshkruajnë një telefon Huawei me një ekran ekstra në anën e pasme.

Huawei tashmë ka përvojë me telefona të palosshëm dhe tri kamera, aq shumë sa që është duke përgatitur një P30 Pro me katër kamera për 26 mars 2019, dhe një Mate X pasues këtë vjeshtë.

Ky dizajn përshkruan një telefon Huawei me një konfigurim të trefishtë kamerash në anën e pasme.

Një nga këto lente është kamera ‘periskop-zoom’ që pritet të debutojë në linjën P30 këtë muaj. Kjo kamerë lejon kapjen e fotografive me një teknologji të zmadhimit 10x pa humbje.

Interesant është ekrani ekstra në anën e pasme, i cili mund të përdoret për njoftime kur vendoset me fytyrë-poshtë, si dhe të bëj fotot selfie me kamerat e pasme. Duke pasur këtë ekran në pjesën e prapme eliminon nevojën për një kamerë frontale. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version