Telegrafi

Huawei P30 Lite vjen në Evropë në një version të ri

Seria e Lite është një nga më mirët të Huawei. Telefonat e mençur të intervalit të mesëm, ofrojnë performancë të mirë me një çmim të përballueshëm, kjo edhe është arsyeja pse P30 Lite i lëshuar këtë vit është shumë i njohur, transmeton Telegrafi.

P30 Lite (2020) pritet të shitet nëpër dyqane në pranverë. Çmimi thuhet se është 349 euro. Do të jetë në dispozicion në ngjyrat blu dhe blu e hapur.

Asgjë nuk dihet në lidhje me specifikimet teknike. Sidoqoftë, nëse Huawei vazhdon si më parë, jo vetëm brendësia, por edhe dizajni i P30 Lite (2020) mund të aktualizohej. Të paktën kështu ka qenë me P20 Lite dhe P20 Lite (2019).

Për shkak se P30 Lite (2020) është një version i azhurnuar i një pajisje ekzistuese, ajo mund të dorëzohet me aplikacionet Android të Google, megjithë mosmarrëveshjet tregtare me Shtetet e Bashkuara . Një P40 Lite , i cili gjithashtu pritet të dalë vitin e ardhshëm, aktualisht do të dalë në qarkullim pa aplikacionet e Google. /Telegrafi/