HUAWEI Nova 6 5G së shpejti do të bashkohet me Nova 5T të zbuluar së fundmi, nëse imazhet e rrjedhura janë të vërteta.
Ato u postuan në Weibo, duke pretenduar se përshkruanin Nova 6.
Telefoni është përfolur për një lansim të nëntorit, gjë që nuk ka ndodhur.
Dhjetori është muaji më i mundshëm, nëse HUAWEI dëshiron ta lansoj pajisjen këtë vit.
Thashethemet sugjerojnë gjithashtu një ekran 6.4 inç FHD +, procesorin Kirin 990, 8 GB RAM memorje dhe hapësirë ruajtje deri në 256 GB.
Sa i përket kamerave, ka spekulime në lidhje me një kuadrat të mundshëm 60MP + 12MP + 2MP + 2MP në anën e pasme me një duo prej 32MP + 8MP në pjesën e përparme. /Telegrafi/