Telegrafi

Huawei mund të ndalojë prodhimin e telefonave të mençur

Analisti i njohur Ming-Chi Kuo nuk sheh një të ardhme të ndritur për Huawei si prodhues i telefonit celular.

Nga 15 shtatori, Huawei nuk do të jetë në gjendje të prodhojë çipa, Kirin për telefonat e saj të mençur. Mosmarrëveshja tregtare me SHBA është fajtore për këtë.

Ming-Chi Kuo, më i njohuri për parashikimet e tij të Apple, tani ka analizuar se çfarë do të thotë kjo për biznesin e Huaweit. Analisti i njohur sheh disa skenarë të mundshëm, transmeton Telegrafi.

Në rastin më të mirë, Huawei do të humb pjesën e tregut. Kjo për shkak se telefonat inteligjentë të rinj nuk mund të prodhohen më kur rezervat e çipave Kirin të jenë konsumuar: më pak njësi të prodhuara, do të thotë më pak pajisje të shitura.

Në rastin më të keq, Huawei mund të heqë dorë plotësisht nga biznesi i telefonave të mençur. Kjo është një mundësi e besueshme nëse: 1) Huawei nuk gjen një ofrues të ri të çipave mjaft shpejt dhe 2) shifrat e shitjeve mund të bien shumë lehtë, sepse klientët që blejnë telefonat më të rinj Huawei, telefonat e tyre i kanë pa aplikacione të Google dhe pa Play Store.

Dalja e Huawei nga tregu i telefonave inteligjent do të ndihmonte Apple, Oppo, Vivo dhe Xiaomi. Apple do të mbulonte tregun në Kinë, ndërsa Oppo, Vivo dhe Xiaomi do të rriteshin në zonat më të lira. /Telegrafi/