Qeveria gjermane të enjten edhe më shumë i është afruar lejimit të përdorimi të teknologjisë së Huawei sa i përket rrjetit 5G të telefonisë mobile, duke i dhënë një lloj “fitore të vogël” kompanisë kineze në kontinentin evropian, shkruan Wall Street Journal.
“Fatura” e aprovimit nga kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel që do t’i lejonte Huawei të vazhdojë prezencën në Gjermani, ende kërkon një aprovim preliminar, transmeton Telegrafi.
Por tashmë ky veprim është në kundërshtim me administratën amerikane, që u ka bërë thirrje aleatëve evropianë duke lobuar që të refuzojnë teknologjinë e Huawei.
Shtetet e Bashkuara pretendojnë se pajisjet e Huëaei janë një lloj kali i trojës që sapo instalohen në infrastrukturën e perëndimit mund të përdoren nga spiunët kinezë duke vjedhur informacione sensitive, duke rrezikuar kështu sigurinë dhe ekonominë e SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Në anën tjetër zyrtarë të kësaj kompanie mohojnë kategorikisht këto akuza.
Fillimisht argumentet e Shtëpisë së Bardhë kanë dështuar të bindin qeveritë evropiane, të cilët vazhdimisht thonë se Huawei shpesh u ka ofruar pajisjet më të avancuara dhe atë me një çmim të volitshëm.
E derisa në vendet si Britania dhe Franca kanë përkrahur idenë e SHBA-ve që të ndalojnë përdorimin e pajisjeve të Huawei, Hungaria dhe Gjermani tani ka vepruar ndryshe.
Megjithatë i kanë dhënë dritën e gjelbër me një kusht që të garantojë sigurinë, duke ia bërë me dije se do të jetë e hapur edhe për kompanitë tjera konkurruese në projektet e ardhshme. /Telegrafi/