Telegrafi

Huawei me Windows Phone për Afrikë!

Modeli i telefonit i përshtatur vetëm për Afrikë, është një partneritet i Huawei me Microsoft, si pjesë e Iniciativës së re “4Afrika”.

Me këtë pajisje, kompanitë synojnë të ofrojnë pako të lira të internetit në mobil për Keni, të ndihmojnë komunitetin lokal në Afrikën e Jugut, apo t’i inkurajojnë zhvillusit e aplikacioneve në Egjipt.

Çmimi i këtij modeli është nuk është bërë i ditur për tregun afrikan. 

"Qëllimi ynë është që ky model të jetë telefoni më i lirë me Windows Phone në Afrikë," tha Gustavo Fuchs, drejtor i divizionit të Microsoft Windows-Phone për Lindjen e Mesme dhe Afrikë, raporton BBC. / Telegrafi /