19 shtatori tashmë dihej si data e mundshme e lansimit për Huawei Mate30 dhe Mate30 Pro, falë Dr. Wang Chenglu, President i Zhvillimit të Softuerëve në Huawei.
Ai foli për këtë në mes të gushtit, dhe tani llogaria e tij zyrtare në Twitter po konfirmon lansimin për serinë Mate30 në Mynih, më 19 shtator.
Ende ka mjaft pyetje rreth këtyre pajisjeve, me thashethemet e fundit që flasin për lansimin e tyre pa ndonjë mbështetje zyrtare të Google.
Did you get it right? The countdown to #HuaweiMate30 starts now!
We're going full circle in Munich on 19.09.2019.
Join us live: https://t.co/9ugi5gG9ci#RethinkPossibilities pic.twitter.com/etRYjrBVEC— Huawei Mobile (@HuaweiMobile) September 1, 2019
Jo se kjo çështje nuk mund të rregullohet me një azhurnim të softuerit pasi të hiqet ndalimi i SH.B.A.-së, ose një licence të dhënë, që Google të ofrojë përsëri mbështetjen e tyre.
Ftesat e shpërndara mund të nënkuptojnë gjithashtu se thashethemet për rregullimin e kamerave në formën e rrumbullakët janë të vërteta dhe Huawei do t’i ndryshojë gjërat pak në pjesën e prapme të telefonave të saj. /Telegrafi/