Telegrafi

Huawei Mate SE është Honor 7X me më shumë RAM dhe memorie të brendshme

Huawei ka pasur një fillim të vështirë të vitit 2018. Fillimisht kompania e ka anuluar marrëveshjen finale për shitjen e Mate 10 Pro përmes AT&T.

Goditja më e fundit ndaj kompanisë ndodhi kur gjashtë shefat e inteligjencës amerikane rekomanduan mos-përdorimin e telefonave Huawei për shkak të lidhjeve të supozuara të kompanisë me qeverinë kineze.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar kompaninë që të lëshojë telefona të rinj në SHBA dhe i fundit është, Mate SE, sapo është vënë në dispozicion të hapur nëpërmjet shitësve të mëdhenj.

Pajisja duket pothuajse identike me Honor 7X që është lëshuar më parë (një nën-markë e kompanisë aziatike), ndonëse ajo përmban disa specifika të përmirësuara.

Modeli i ri i telefonit ka një ekran me 5.9 inç në 18: 9, FHD + me korniza minimale, procesorin HiSilicon Kirin 659 dhe një kamerë të dyfishtë me nga 16 MP + 2 MP, të gjitha të cilat mund të gjenden edhe në 7X.

Megjithatë, brenda pajisjes së re ka GB shtesë me RAM (4 GB në vend të 3 GB) dhe dy herë më shumë hapësirë për ruajtjen e të dhënave (64 GB vs 32 GB).