Telegrafi

Huawei Mate 8 zyrtarizohet në Kinë

Huawei Mate 8 është i pajisur me një ekran Full HD me diagonalen prej 6 inç dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

Telefoni është mundësuar nga një procesor octa-core Kirin 950, i cili është përbërë nga katër bërthama A72 në 2.3GHz dhe katër të tjera të A53 në 1.8GHz, ndërsa pajisja gjithashtu vjen me MP4 GPU Mali T880.

Pajisja do të vijë edhe me ndërfaqen Huawei EMUI 4.0 e cila është e ndërtuar mbi Android 6.0 si dhe ekrani i lakuar në 2.5D. (Telegrafi)