Telegrafi

Huawei Mate 8 lansohet më 5 nëntor?

Megjithatë, dme sa duket kompania kineze tashmë duket se do ta ofrojë modelin e ri të Mate 8 muajin e ardhshëm së bashku me procesorin Kirin 950. Ngjarja pritet të ndodhë më 5 nëntor.

Huawei Kirin 950 është procesori i fundit i kompanisë me një GPU Mali T-880 për grafikë të zgjeruar.

Sa i përket specifave tjera të Mate 8, pajisja supozohet se do të vijë me ekranin prej 6” në rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, 3 / 4GB RAM në bord, së bashku me 32 / 64GB memorie të brendshme të shoqëruar me një port për microSD.

Karakteristika e tjera të përfolura përfshijnë edhe kamerën e pasme me 21MP, 8MP kamerën e përparme 5MP dhe 8MP dhe baterinë masive me 4.000 mAh.

Nuk ka asnjë fjalë në lidhje me çmimet për dy variantet e Mate 8, por më 5 nëntor këto detaje do të bëhen të ditura, gjithsesi. (Telegrafi)