Ky problem nuk është i lehtë për t’u zgjidhur, por nuk është e pamundur të anashkalohen kufizimet e vendosura ndaj kompanisë kineze nga Shtetet e Bashkuara. Sipas raportit të fundit, Huawei do të jetë në gjendje ta zgjidhë këtë problem në vitin 2022.
Pas fillimit të serisë Huawei P50, modelet më të vjetra që mbështesin 5G, të tilla si Huawei Mate 30 dhe Mate 40, kanë parë rritje çmimesh. Kjo ndodh sepse përdoruesit zbulojnë se modelet më të vjetra me teknologji 5G janë më të mira se telefonat inteligjentë më të rinj 4G.
Arsyeja kryesore është sepse Huawei P50 nuk mbështet 5G për shkak të ndalimit të SHBA. Kështu që Huawei nuk mund të blejë komponentë 5G nga kompanitë amerikane. Ai as nuk mund të blejë ato produkte nga asnjë kompani që përdor teknologjinë amerikane, dhe shumica e teknologjisë përgjegjëse për përdorimin dhe funksionimin e kornizës së frekuencës, e cila është në çipin 5G, vjen nga Shtetet e Bashkuara. Aty është problemi më i madh i kompanisë, dhe kjo ka çuar në mangësitë e 5G në serinë Huawei P50.
Sidoqoftë, informacioni nga raportet e fundit që qarkullojnë në internet thotë se ka ende një dritë në fund të tunelit për gjigantin kinez.
Huawei dhe industria kineze thuhet se po përparojnë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Sipas zinxhirit të furnizimit të Huawei, seria Mate 50 e kompanisë vjen me një çip premium Qualcomm Snapdragon 898 që ende nuk është parë në dritën e ditës. Kjo pritet që deri në tremujorin e dytë të vitit 2022, Huawei të kthehet në biznesin normal me telefonat inteligjentë 5G. /Telegrafi/