Telegrafi

Huawei lanson tabletin MediaPad 7 Youth2

Huawei MediaPad 7 Youth2 vjen me diagonalen e ekranit prej 7 inç dhe rezolucionin prej 1024 x 600 pikselëve, ndërsa pajisja vjen me procesorin quad core 1.2GHz MSM8X12 dhe 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të Huawei MediaPad 7 Youth2 përfshijnë edhe 4GB memorie të brendshme, portin për microSD, e cila mund ta rris kapacitetin e memories edhe për 32GB.

Për më shumë, tableti mundëson edhe realizimin e thirrjeve edhe në brezin 2G dhe 3G, lidhjen HSPA+, dy kamera për foto, video dhe komunikim, si dhe Android 4.3 Jelly Bean. / Telegrafi /