Telegrafi

Huawei lanson fabletin MediaPad X1

Fableti i ri Huawei MediaPad X1 është 103.9mm i gjerë dhe peshon vetëm 239g, duke e bërë këtë pajisjen më të ngushtë dhe më të lehtë, krahasuar me Nexus 7, ASUS Fonepad 7 dhe Amazon Kindle Fire HDX 7.

Megjithëse Huawei MediaPad X1 bazohet në Google Android 4.2, i njëjti mbështetet në rrjetin dhe lidhjen 4G.

Fableti i ri i prodhuesit kinez mbështetet gjithashtu në procesorin 1.6GHz quad-core Cortex-A9, 2GB RAM dhe grafikat e Mali-450 MP4 GPU.

MediaPad X1 sjell edhe kamerën e përparme me f/2.2 5 MP për video thirrje, bashkë me kamerën e pasme me f/2.4 13 MP për video dhe foto.

Për më shumë, memoria e brendshme e fabletit sjell 16 GB dhe microSD e cila mund ta rrisë atë në 32 GB. / Telegrafi /