Site icon Telegrafi

Huawei konfirmon planet për një telefon të palosshëm për 2019

Pritet shumë që Samsung të zbulojë një telefon të palosshëm më vonë këtë vit, ose të paktën të ndajë disa detaje rreth pajisjes.

Sidoqoftë, Samsung nuk është kompania e vetme që dëshiron të eksplorojë konceptin e telefonave të palosshëm për shkak se kemi parë poashtu që Lenovo po planifikon diçka, dhe thuhet se po punon me LG për një pajisje të tillë.

Tani duket sikur Huawei është duke hedhur bastin e tyre në këtë treg, pasi sipas Richard Yu, drejtorit ekzekutiv të produkteve të konsumit të Huawei, konfirmohet se kompania ka në plan të nisë një telefon të palosshëm në 2019.

Jo vetëm që kjo do të jetë një pajisje e palosshme, por me sa duket do të mbështesë gjithashtu lidhjen 5G.

Komentet e Yu-së i bëjnë jehonë atyre të bëra më parë nga kryetari i Huawei Ken Hu, i cili tha muajin e kaluar se telefoni i parë 5G i kompanisë do të ishte gjithashtu i palosshëm dhe se mund të arrijë deri në qershorin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version