Telegrafi

Huawei ka bërë të ditur kur do ta prezantojë Mate Xs, pasardhësin e smartfonit të parë të palosshëm

Smartfoni i ri Mate Xs nga Huawei, do të prezantohet në Mobile World Congress që zhvillohet nga 24 deri më 27 shkurt të vitit që vjen.

Drejtori i përgjithshëm i Huawei, Richard Yu ka bërë të ditur datën e prezantimit të pasardhësit të smartfonit të parë të palosshëm të kompanisë, por nuk ka dhënë ndonjë detaj, transmeton Telegrafi.

Por, thuhet se zona ku paloset do të jetë më e përshtatshme, ekrani më i fortë dhe procesori Kirin me çip 990.

Këtë smartfon, Huawei e kishte prezantuar në fillim të këtij viti, por ka dalë në shitje në Kinë para dy muajsh, me çmim prej 2,400 dollarëve.

Megjithëse dukej si një telefon shumë i dëshirueshëm, prishja e marrëdhënieve me Shtete e Bashkuara dhe bllokadat që i janë bërë, bëri që Mate X të shitet vetëm në tregun kinez.

Njëjtë nuk pritet të ndodhë edhe me Mate Xs, që pritet të arrijë në Evropë në çerekun e parë të vitit të ardhëshëm.

Ky smartfon, pritet të ketë ngjashmëri të mëdha me Huawei Mate X, përfshirë edhe çmimin mjaft të lartë. /Telegrafi/