Telegrafi

Huawei gjeneron rreth 22 miliardë dollarë, për 6 muaj

Kompania kineze me bazë në Shenzhen gjithashtu tha se pritet të gjenerojë një marzh operativ prej 18.3 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit 2014. Kompania nuk dha hollësi të tjera në deklaratën e saj të shkurtër.

"Ndërsa investimet në rrjetet LTE janë rritur në mbarë botën, Huawei e ka forcuar edhe më tej pozicionin e saj udhëheqës në internetin broadband" tha drejtori financiar i Huawei, Cathy Meng në deklaratën e kompanisë.

"Rritja e shpejtë në softuerë dhe në shërbime e ka ndihmuar rritjen e qëndrueshme të biznesit tonë me operatorët mobil" Meng tha se Huawei ka arritur "një rritje të qëndrueshme" edhe në biznesin e saj të konsumit, i cili përfshin prodhimin e telefonave të mençur mobil, në sajë të rritjes së markës së saj, në nivel global. /Telegrafi/