Telegrafi

Huawei e ka prezantuar Sound X, që ka ngjashmëri të madhe me HomePod

Dizajni i HomePod i Apple, që ka ngjashmëri të madhe me një kuti, si dhe sipërfaqe të lakuara dhe të shndritshme, është kopjuar nga Huawei për pajisjen e re.

Kjo pajisje që mund të kontrollohet me zë, është punuar në bashkëpunim me kompaninë franceze Devialet, ka ngjashmëri të madhe me HomePad, megjithëse duket më mirë, transmeton Telegrafi.

Me dimensionet e përshtatshme me 203 milimetra lartësi dhe 165 milimetra gjerësi, Sound X që peshon 3.5 kilogramë, është shumë më e përshtatshme.

Në këtë pajisje që mund të detektojë zërin në 360 shakllë, është vënë procesori me 512MB RAM.

Të gjithë ata që kanë pajisje Huawei, do t’ju pëlqejë Sound X që është prezantuar gjatë një aktiviteti, ku u bë e ditur se do të kushtojë 260 euro. /Telegrafi/